![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mikela Pupa dhe Gerti Koxha, dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, të ftuar në “Wake Up”, kanë dhënë mendimet e tyre për katër finalistët.
Ashtu si Mikela edhe Gerti, mendojnë se Efi Dhedhes është lojtarja më e fortë pas Luiz Ejllit. Mikela gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për Efin që ndodhet në finale. E pyetur nga Gerti nëse Efi do fitojë a do ta ndajnë bashkë çmimin, Mikela shprehet se nuk i tregojnë të gjithë gjërat, duke preferuar të heshtë.
“Jam shumë krenare për qëndrimin që ka pasur dhe si i ka menaxhuar gjërat brenda në shtëpi. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë edhe e shikoj në dyshen finale, me shpresën për fitore”, tha ish-banorja e BB VIP.
Ndërsa kur i drejtuan pyetjen se ju hytë bashkë Mikela në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përgjigj: “Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale. Kjo për mua është gjëja më e mirë”.
Duke qeshur ndërhyn Gerti, i cili e pyet “Domethënë në qoftë se fiton Efi merr 25 mijë euro?”.
“Tani nuk i tregojmë këto, i kemi për vete”, tha Mikela Pupa. Edhe më herët, ish-konkurrentja e “Big Brother” ka treguar se është ndër mbështetëset më të zjarrta të mikeshës së saj. Gjatë spektaklit të “Fun Club”, ajo pati edhe një përplasje me Ilda Bejlerin, në lidhje me Efin.
Edhe gjatë përplasjes që finalistja pati me Kiarën, Mikela zbuloi të pathëna rreth marrëdhënieve që dy vajzat patën jashtë. Mikela ka bërë një video ku tregon se Kiara dhe Efi kanë kaluar gjithë kohën bashkë jashtë dhe madje kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.
Edhe vetë Mikela shfaqet e habitur për situatën e tyre në shtëpi pasi jashtë kanë bërë paqe. Duke marrë parasysh miqësinë e ngushtë të Efit me Mikelën, këto fjalë të thëna nga kjo e fundit, e cila shfaqet e habitur, patën një tjetër peshë. Megjithatë, tashmë mbështetja e saj është për ta para Efin fituese, e pse jo për të ndarë së bashku edhe pjesën e parave.