BLUETOOTH

Robert De Niro bëhet baba për herë të 7-të në moshën 79-vjeçare! Zbulohet nëna e fëmijës së yllit të Hollywood

11:44 - 10.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i famshëm Robert De Niro është bërë sërish baba në moshën 79-vjeçare. Fituesi i Oskar ka edhe 6 fëmijë të tjerë.




Ylli i Hollywood zbuloi lajmin në një intervistë për ET Canada, teksa fliste për prindërimin.

“Nuk ka rrugëdalje me fëmijët. Nuk më pëlqen të vendos ligjin dhe gjëra të tilla. Por, ndonjëherë thjesht nuk ke zgjidhje,” shpjegoi ai.

Më pas shtoi: “Dhe çdo prind, mendoj se do të thoshte të njëjtën gjë. Ju gjithmonë dëshironi të bëni gjënë e duhur me fëmijët, edhe t’i plotësoni të gjitha kushtet. Por ndonjëherë ju nuk mundeni.”

Kur intervistuesi e pyeti De Niron për gjashtë fëmijët e tij, ai korrigjoi: “Shtatë, në fakt.”

“Sapo ka lindur”, shtoi ai, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme për anëtarin e ri të familjes apo partneren e tij.

Aktori nuk zbuloi detaje rreth gjinisë së foshnjës, apo kur ka ardhur në jetë.

Sipas mediave të huaja, nëna e fëmijës së tij është Tiffany Chen, e cila përflitet prej kohësh se është e dashura e aktorit.

robert de niro1

Ata raportohet se janë lidhur në vitin 2021 dhe festuan ditëlindjen e tij të 78-të së bashku në Francë.

Një vit më vonë, u panë duke udhëtuar së bashku në Spanjë.

Fituesi i çmimit Oscar ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. De Niro dhe gruaja e tij e parë, Diahnne Abbott, janë prindër të vajzës Drena, 51 vjeç, dhe djalit Raphael, 46 vjeç.

Në vitin 1995, ai mirëpriti djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Toukie Smith.

De Niro ka gjithashtu djalin Elliot, 24 vjeç dhe vajzën Helen Grace, 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Grace Hightower.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.