BLUETOOTH

U raportua se u kap me drogë në aeroport, stilisti dorëzon pasaportën diplomatike

18:47 - 12.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti bëhet me dije se ka dorëzuar pasaportën e tij diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.




Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike më 26 prill, 13 ditë pasi u raportua se ai u arrestua nga policia në aeroportin e Stambollit për posedim të lëndëve narkotike. Lajm, të cilin e mohoi më pas.

Dorëzimi i pasaportës u konfirmua nga zëdhënësia për media nga Ministria e Jashtme e Kosovës, Qëndresa Fazliu.

“Z. Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pavleftësuar pasaporta diplomatike”, ka thënë Fazliu.

Ajo megjithatë shtoi se nuk ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Sahitit muajin e kaluar.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, tha ajo për Klankosova.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.