![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Fenomeni i momentit Luiz Ejlli ka publikuar këngën e parë pa bërë ende një javë që nga shpallja e tij fitues i Big Brother Vip Albania 2. Kënga është në bashkëpunim, po me ish-banorin e këtij formati Donald Veshaj dhe titullohet “2 shotsa”.
Balada flet për dhimbjen nga ndarja, ndërsa që në sekondat e parë të publikimit është klikuar nga mjaft fansa që Luizi ka krijuar gjatë më shumë se 4 muajve e gjysmë të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother.
Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube. Të shumta kanë qenë edhe komentet pozitive nga fansat e Luizit.
Shfaq Komentet (0)