LAJMI I FUNDIT

Brenda dasmës sekrete të Rita Orës dhe Taika Waititi/ Nga të ftuarit dhe deri tek fustani i bardhë, këngëtarja zbulon për herë të parë detajet e ceremonisë

15:16 - 13.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më në fund pas një viti, Rita Ora zbuluar për herë të parë disa detaje nga martesa e saj sekrete me Taika Waititin.




Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila u martua me regjisorin e njohur verën e kaluar zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë, shkruan DailyMail.

Ylli tha për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… puna ime është shumë e drejtuar nga vëmendja – kështu që doja ta mbaja private martesën sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”.

Ceremonia e organizuar në minutën e fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.

Çifti ishte nën presion për të gjetur një datë midis orareve të tyre të ngjeshura të punës: “Ishte ose atëherë ose na duhej të prisnim për shekuj. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e Taikës. Pra, ne sapo e pamë të arsyeshme dhe e bëmë. Dhe ishte perfekte”-rrëfeu Rita.

Më pas ajo vazhdoi: “Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi e ndoqën celebrimin përmes Zoom”.

Rita zbuloi gjithashtu se mes saj dhe Taikës nuk ka pasur ndonjë propozim romantic:

“Sinqerisht, nuk kishte asnjë ulje në gjunjë. Ishte më shumë si: ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë këtë gjë’. 

Dhe pse ylli nuk ka [ublikuar asnjë foto të fustanit të saj të bardhë. ajo e përshkroi fustanin e saj ‘të pabesueshëm’ të realizuar nga Tom Ford si një fustan të bardhë, dantelle, me një vello të gjatë që prekte dyshemenë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.