SPORT

Protestë e “Guerrils”-ve, FSHF merr masa

13:52 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit do të mblidhet sot rreth orës 17:00, për të vendosur mbi apelin e Partizanit për dënimin me katër ndeshje pa tifozë. Ndërkohë që 90 minuta para fillimit të saj, grupimi i organizuar i mbështetësve të kuq ka paralajmëruar një protestë para dyerve të FSHF-së. Edhe pse organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore, institucioni i futbollit në vend ka marrë masa për shmangien e incidenteve dhe garantimin e rendit dhe sigurisë. Kështu, prej orës 13:00 është parë të qarkullojë një efektiv policie pranë ndërtesës ku ndodhen zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa dy të tjerë janë vendosur në mjediset e brendshme.

Disiplina dënoi me katër ndeshje pa tifozë Partizanin, për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Kukësin. Ndërkohë që ky komision kërkoi që KF Partizani të zhdëmtojë edhe stolat e thyer në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit. Ndërkohë që tashmë Partizani mbetet gjithë “sy e veshë” nga kjo mbledhje, ku mbetet për t’u parë se sa do të merren për bazë nga ky komision pretendimet e klubit “FK Partizani”, si dhe presioni i protestës së ultrasve të kuq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.