SPORT

Nga “Magique” në “Tragique”, gazetat franceze shfryjnë ndaj PSG-së  

14:26 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Humbja e PSG-së ndaj Barcelonës, për pak orë ka marrë gjithë vëmendjen e fushatës elektorale për presidencialet franceze, e mbushur me skandale. Faqet e para të të gjitha gazetave, nga “Le Figaro” tek “Express”, kanë shkruar për natën tragjike për Paris SG. Disa flasin për largimin e Emery, disa për dështim, të tjerë kujtojnë të kaluarën

“E pakualifikueshme”; “Tragjike”; “E pafalshme”; Humbja në Camp Nou pushton PSG dhe pothuaj e hedh në erë projektin e ngritur në pak më shumë se pesë vjet nga qindra miliona euro, të shpenzuara nga Emiri i Katarit. 6-1, rezultati që rishkruan historinë e rikthimit në futboll, lë një plagë të thellë në klubin kryeqytetit francez, i cili mund ta harrojë, shkruan editoriali i “l’Equipe” sot, vetëm nëse një ditë fiton Champions. Ajo ditë, sot, megjithatë, duket shumë e largët.

“E turpshme” është titulli që ka zgjedhur gazeta sportive për faqen e parë sot. Një mbiemër i marrë edhe nga “Parisien”, për të përshkruar një kolaps të papritur, një fundosje shkatërruese për shkak se PSG ishte ngritur shumë lartë, pas 4-0 të ndeshjes së parë. Pra, pasi mbërritëm vetëm pak sekonda larg “nga të qenit në gjendje për t’u bërë një ekip i madh i Europës”, ekipi Emery është shndërruar “në një markë botërore që simbolizon dështimin”.

Ka “moskuptim dhe zemërim”, që dalin nga komentet “Equipe”, e cila kujton me hidhërim se si futbolli francez kish shpresuar për “një pranverë fantastike” dhe në vend të saj, “e gjen veten lakuriq, të zhveshur nga iluzionet dhe të rikthyer në dimrin e tij të përjetshëm”. Pra, pas 14 shkurtit, PSG ishte me të vërtetë “Magique”, si thuhet në një nga koret e tifozëve. Tashmë, skuadra e Emery u bë “Tragique”.

E KALUARA
Kështu, thirret menjëherë ndeshja Franca-Bulgari e vitit 1993, kur një popull i tërë u dëshpërua pas humbjes në sekondat shtesë, që u mohoi francezëve vajtjen në botërorin e Amerikës. Një lloj psikodrame kombëtare, që rishfaqet sa herë që vjen një disfatë me përmasa shkatërruese. Si ajo e djeshmja në Camp Nou. Traineri i atëhershëm, Houllier u dëbua. Edhe dje, komentatorët parashikonin të njëjtin fat për Unai Emery, tekniku që zëvendësoi Blancun verën e kaluar, pikërisht për të shpënë PSG përtej tabusë së çerekfinaleve të Champions.

NOTAT
Notat për lojtarët shndërrohen në një masakër. Për “Parisien” ka shpëtuar vetëm Cavani, i cili megjithatë është qortuar nga L’Equipe për duelin e humbur me Der Stegen që do i kish vënë vulën takimit. Nga një 2-sh për Trapp, Meunier, Silva, Rabiot, Matuidi, Lucas, Emery. Verratti ka marrë notën 3-sh, ashtu si edhe Draxler. /bota.al/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.