![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ekstradohet nga Franca në Tiranë, Aleksandër Gjini 39-vjeç banues në Fushë-Kuqe-Kurbin, pasi dyshohet për vrasjen babë e bir, ngjarje kjo e ndodhur ne Laç në vitin 2013.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, efektivët e Interpol Tiranës kanë kryer ekstradimin nga Franca drejt vendit tonë të 39-vjeçarit.
I dyshuari është i dënuar me 23-vite burg për veprat penale “vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” nga Gjykata e Rrethit Kurbin me datë 30 qershor 2016.
Më datë 6 qershor 2013, rreth orës 20:45 shërbimet e Komisariatit të policisë Kurbin janë njoftuar se ne lagjen “Alk” te fshatit Fushë-Kuqe të rrethit Kurbin ishin vrarë me armë zjarri D.Vukaj dhe L.vukaj, banorë të fshatit Fushë-Kuqe.
Valentin Gjini sëbashku me babanë dhe dy vëllezërit e tij kanë qëlluar me armë zjarri automatik për probleme pronësie në drejtim të D. dhe L. Vukaj, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.