Kryesore

“Dy metoda që rrisin mundësinë e shtatzënisë”- Mjeku Obstetër-Gjinekolog: Gjithçka varet nga sistemi nervor! Kur do t’i bëjnë fëmijët nëse presin mirëqenien?

21:33 - 31.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku i njohur Obstetër-Gjinekolog, Nikita Manoku i ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV thotë se infertiliteti tek çiftet e reja sot nuk lidhet me aspektet mjekësore, por me ato socio ekonomike.




 

Sipas mjekut, me futjen e metodave të reja në trajtimin  e infertielitetit, siç është fekondimi in vitro dhe inseminimi artificial është rritur mundësia tek pacientet që kanë qenë infertilë, për t’u bërë prindër.

“Nuk do të thoja që kemi një rritje të infertilitetit.  Në aspektin mjekësor dy janë elementet e inferlitetit, sëmundjet infektive te gratë dhe çrregullimet hormonale të gratë. Në dy rastet nuk kemi përqindje të lartë të gratë, jemi në nivelet që kemi qenë më parë. Është po ajo përqindje që ka qenë historikisht. Ka një ndryshim në sëmundjet infektive, por jo domethënëse.

Me futjen e metodave të reja në trajtimin  e infertielitetit është rritur mundësia tek pacientet që kanë qenë infertile. Nëse para 30 vitesh gratë trajtoheshin me medikamente dhe nëse kishin ndonjë problem kirurgjikal, sot ka dy metoda të tjera që rrisin mundësinë e shtatzënisë, që është fekondimi in vitro dhe inseminimi artificial.

Të dyja këto përbejnë 40% të suksesit në infertilitet, plus 40 dy metodat e para dhe zgjidhja e problemit është në masën 80% te këto çifte. Pra nuk qëndron e keqja tek infertiliteti, evolucioni ka qenë shumë mirë në zgjidhjen e infertilitetit. Unë do ta shikojë në një aspekt tjetër, socio ekonomik.

Ne kemi qenë në kontakt me çiftet e reja. E para kërkojnë cilësi jetën, e dyta kërkojnë të zgjidhin problemin e mirëqenies për të ardhmen e familjes. Del pyetje? Kur do ta bëjnë fëmijën këta?

Në Evrope mesatareje e lindjes së fëmijëve nuk është më një moshë e re 20-25, por është 30-35. Sot për çiftet në Shqipëri mosha mesatare është mbi 30 vjeç”, tha mjeku Manoku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.