BLUETOOTH

Ndahet nga jeta aktori i famshëm, Sergio Calderon!

19:05 - 01.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bëhet me dije se aktori me origjine meksikane, Sergio Calderon, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare në një spital në Los Angeles të Kalifornisë.




Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familja, ndërsa thuhet se aktori ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.

Edhe pse  ishte deklaruar se ndodhej i shtruar në një spital në Los Angeles për shkak të pneumonisë, në njoftimin e familjes thuhet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Aktori la  pas vetes  bashkëshorten e tij Karen Dakin, dy fëmijët Patrick e Johanna, si dhe nipat Krishnaavi e Emiliano dhe mbesën Victoria.

Rolet e tij më të njohura kanë qenë  në “Men in Black” (1997), si edhe ai i kapitenit Eduardo Villanueva në “Pirates of the Caribbean: At World’s End” (2007).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.