![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
I ofroi ryshfet policit, për shkak se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, por arrestohet. Kështu i ka ndodhur 42-vjeçarit, Urim Bomova, në qytetin e Elbasanit. “Arrestimi i tij u bë, pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin me targa DB 0478 AB në shkelje të Kodit Rrugor,” – shkruhet në njoftimin e policisë.
Në momentin e ndalimit, 42-vjeçari, i cili është banues në Maqedoni ka tentuar t’i jap një kartmonedhë 1000 lekëshe punonjësit të policisë rrugore, me qëllim që t’i shmangej gjobës, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Por ka dalë “huq”, pasi është vendosur menjëherë në pranga, duke goditur kështu një tjetër rast mitdhënie. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.