![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Milani ka nevojë edhe të shesë përveç se të blejë. Aspekti i largimeve do të përcaktohet nga shumë faktorë, para së gjithash shitja e mundshme e Sharl de Ketelares, për të cilin Furlani aktualisht kërkon një shifër afër 30 milionëve (28 është shuma minimale për të mos shënuar humbje).
Ideja mbetet ajo e shitjes me një përqindje e rëndësishme, rreth 30 për qind, në një rishitje të mundshme të belgut në të ardhmen. Ndërkohë vazhdojnë negociatat për largimet e BaloTuresë, Mesiasit që e do Torino, ndërkohë që Gabia dhe Kolombo kanë mbi vete interesin e fortë të Xhenoa.
Në listën e të larguarve të mundshëm janë edhe Salemakers, Adli dhe apo edhe emra si Rebiç e Origi. Më problematiku mbetet ky i fundit sepse me sa duket ka vendosur të përpiqet të rifillojë me fanellën e Milanit pas një sezoni padyshim zhgënjyes.
Belgu ka një rrogë të rëndë (rreth 4.5 milionë euro) dhe pak klube janë të gatshëm t’ia mbajnë në ato nivele e për më tepër të shpenzojnë për kartonin e tij. Pavarësisht se erdhi te kuqezinjtë si lojtar i lirë, klubi nuk dëshiron ta humbë pa fituar asgjë.