23-vjeçar shqiptar Kristian Nako u përfshi dje në një aksident me motor, i cili i mori jetën, pasi mjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një kamion në zonën e Mastabës në Rethymnon.
Edhe pse të riut iu dha ndihma e parë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Lajmi për humbjen e jetës së 23-vjeçarit, e dha shoqata e e emigrantëve shqiptarë në Kretë, ku u shprehen ngushëllimet familjarëve si dhe njoftohet ora e ceremonisë mortore.
“Ceremonia mortore bëhet nesër 10/08/2023 në oren 12:00 në Varezat Perivolia Rethymno.
Nushëllime dhe kurajo për prindërit, të afërmit e tij.
Ngushëllime për të gjithë bashkatdhetarët për këtë dhimbje u prehësh në përjetësi dhe me engjëjt Kristian”, thuhet mes të tjerash në shoqatën e emeigrantëve.
Ndërsa u mësua se Kristian Nako ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari dhe aspironte të bëhej doktor, por aksidenti tragjik i të mërkurës ia preu ëndrrat në mes të riut.