BLUETOOTH

“Qetëson dhimbjet e migrenës”- Ngjyrat ndikojnë edhe në shëndetin tonë!

12:13 - 19.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjyrat ndikojnë edhe në gjendjen tonë shpirtërore, këtë e pohojnë disa shkencëtarë dhe psikologë.




Ngjyrat e ndryshme dhe nuancat e tyre ndikojnë në mënyra të ndryshme në trupin dhe mendjen tonë.

E kuqja

Simbolizon zjarrin, ngrohtësinë dhe hidhërimin. Është e mrekullueshme në luftimin e shtypjes së  ulët të gjakut, reumatizmit, paralizës, shëron aneminë dhe rastet e avancuara të tuberkulozit. Nëse keni qarkullim të keq, kjo ngjyrë do t’ua kthejë ngrohtësinë shputave dhe duarve të ftohta.

Ngjyra Portokalli

Kjo është ngjyrë prosperiteti dhe krenarie. Na mbush me energji dhe është e mirë në shërimin e gurëve në veshka, kileve dhe inflamacionit të zorrës qorre. Përdoret edhe për stimulimin e prodhimit të qumështit te nënat pas lindjes.

Gjithashtu nëse keni probleme me mungesën e vetëbesimit, duhet ta bëni pesë të përditshmërisë suaj këtë ngjyrë. Ndikon si anti-depresiv.

E verdha

Stimulon trurin, mëlçinë dhe mukozën .Është e dobishme në shërimin e diabetit, tretjes së keqe dhe kapsllëkut, çrregullimin e veshkave, infeksionit të fytit, si edhe në shërimin e syve, sifilizit dhe impotencës.

Nxit të menduarit intelektual dhe ndihmon me rastin e marrjes së vendimeve. Forcon kujtesën, optimizmin dhe vetëbesimin. Mirëpo kini kujdes, sepse e verdha e hirtë mund të shtojë frikën.

E bardha

Fjala është për ngjyrën e pastërtisë e cila i bashkon të gjitha ngjyrat e tjera. Është e jashtëzakonshme në qetësimin e mërzitjes dhe nxit mendime pozitive.

Ngjyra blu.

E ftohtë dhe qetësuese, ngjyra blu zbut dhembjen, zvogëlon gjakrrjedhjen dhe shëron të djegurat.

Është e dobishme edhe në luftimin e pagjumësisë, nxit kontrollin mendor dhe kreativitetin. Mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ngjyra blu e errët mund të ndikojë në mënyrë shqetësuese.

Vjollcë/Lejla

Ndikon shkëlqyeshëm te nervozizmi dhe çrregullimet emocionale, shëron edhe artritin, kapsllëkun, çrregullimin e lukthit, kataraktet, migrenën dhe sëmundjet e lëkurës.

Ndikon në mënyrë qetësuese dhe qetëson sytë, veshët dhe sistemin nervor dhe ndihmon të mposht frikën. Nuancat indigo vjollce janë të lidhura me anën e djathtë të trurit dhe nxisin intuitën dhe fantazinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.