Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pa vdekjes së aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, i cili u nda jeta ditën sotme (5 dhjetor), në moshën 75-vjeçare.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, tek shkruan se “Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, tek shkruan se “Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë”.
Ai e ka cilësuar Kabashin si “të paarritshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona”.
“Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri”, shkruan Berisha.
Reagimi i Berishës
Të dashur miq, Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmon. Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar. I paarriteshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.
Duke shprehur mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit q” shpirti e tij të gjej paqen e merituar. Amin!