Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit. Këngëtari i njohur Toby Keith, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare pas një beteje me kancerin në stomak.
Lajmi për vdekjen e këngëtarit, u dha përmes faqes së tij në rrjetet sociale, ku theksohet se duhet ruajtur privatësia e familjes.
“Toby Keith ndërroi jetë mbrëmë më 5 shkurt, i rrethuar nga familja e tij. Ai e luftoi me sëmundjen me guxim. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment”, thuhet në deklaratë.
Elaine Schock, e cila ka qenë menaxheri i Keith që nga viti 2003, konfirmoi vdekjen e tij.
Këngëtari la pas gruan e tij, Tricia, dhe tre fëmijë, Shelley, Krystal dhe Stelen, tha menaxheri i tij për CNN.
Kieth zbuloi se vuante nga kancerit në stomak në vitin 2022, por as nuk e ndali nga karriera. Këngëtari performoi në shtator të 2023në People’s Choice Country Awards dhe mori çmimin Country Icon Award.
Kush ishte Toby Keith?
Ai publikoi albumin e tij të parë në vitin 1993 dhe është i njohur për hitet “Red Solo Cup” dhe “I Wanna Talk About Me”. Kënga e tij e vitit 2002 “Courtesy of the Red, White and Blue (The Angry American),” e lëshuar pas sulmeve të 11 shtatorit, e bëri atë një emër të njohur në botën e muzikës.
Keith performoi qindra shfaqje për ushtarët amerikan jashtë vendit, duke përfshirë në Afganistan dhe Irak, si dhe në ngjarje për presidentët Donald Trump, Barack Obama dhe George W. Bush.