BLUETOOTH

Arti në zi/ Sëmundja e rëndë i merr jetën këngëtarit të njohur

15:34 - 06.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit. Këngëtari i njohur Toby Keith, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare pas një beteje me kancerin në stomak.




Lajmi për vdekjen e këngëtarit, u dha përmes faqes së tij në rrjetet sociale, ku theksohet se duhet ruajtur privatësia e familjes.

“Toby Keith ndërroi jetë mbrëmë më 5 shkurt, i rrethuar nga familja e tij. Ai e luftoi me sëmundjen me guxim. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment”, thuhet në deklaratë.

Elaine Schock, e cila ka qenë menaxheri i Keith që nga viti 2003, konfirmoi vdekjen e tij.

Këngëtari la pas gruan e tij, Tricia, dhe tre fëmijë, Shelley, Krystal dhe Stelen, tha menaxheri i tij për CNN.

Kieth zbuloi se vuante nga kancerit në stomak në vitin 2022, por as nuk e ndali nga karriera. Këngëtari performoi në shtator të 2023në  People’s Choice Country Awards dhe mori çmimin Country Icon Award.

Kush ishte Toby Keith?

Ai publikoi albumin e tij të parë në vitin 1993 dhe është i njohur për hitet “Red Solo Cup” dhe “I Wanna Talk About Me”. Kënga e tij e vitit 2002 “Courtesy of the Red, White and Blue (The Angry American),” e lëshuar pas sulmeve të 11 shtatorit, e bëri atë një emër të njohur në botën e muzikës.

Keith performoi  qindra shfaqje për ushtarët amerikan jashtë vendit,  duke përfshirë në Afganistan dhe Irak, si dhe në ngjarje për presidentët Donald Trump, Barack Obama dhe George W. Bush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.