Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP3”, Rike Roçi, i ka dhënë fund lidhjes që kishte lënë pezull jashtë BBV, para se të bëhej pjesë e garës.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Ëake Up”, Rike ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Modelja tha se ka mbyllur çdo gjë me ish-partnerin e saj me një telefonatë, duke mos e takuar.
“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat”, tregoi ish-banorja.
Ndër të tjera, Rike ka treguar edhe se si i ka kaluar ditët pas daljes nga shtëpia, duke thënë se është mbyllur në hotel, pasi e ka pasur të vështirë të ambientohej.
“Është pak e vështirë të ambientohem me botën jashtë. Vetëm kam bërë intervista televizive në emisione dhe jam mbyllur në hotel, e izoluar. Nuk di si ta shpjegoj, më duhen edhe pak ditë që të përshtatem. Por ishte një eksperiencë e bukur, një eksperiment i bukur. Ka qenë një lojë shumë e vrazhdë, shumë pak pozitivitet. Ka nisur me debate që natën e parë, orët e para. Mezi të qesh buza në atë shtëpi. Kam pasur ftesë për të hyrë edhe tek Big Brother VIP 1 dhe 2, por nuk kam pasur mundësi të vija. Nuk jam penduar që hyra, por personazhet ishin pak të vrazhdë”, tha Rike.