Kryesore

Mbani çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit

07:24 - 26.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Territori shqiptar paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante gjatë gjithë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.




Gjatë natës pritet përmirësim i theksuar i kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët në Pukë deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Tiranë dhe Elbasan. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Jugor, duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.