Kryesore

“Konfliktet bashkëshortore po i paguajnë fëmijët”-Gazetari për ngjarjen tragjike në Shkodër: Nuk dihet nëse nëna ka shkaktuar mbytjen e të miturve apo…

21:55 - 06.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Sokol Bregu, duke komentuar ngjarjen e rëndë në Shkodër, është shprehur se konfliktet mes prindërve po i paguajnë fëmijët.




sokol bregu

Ai u shpreh se rasti i vetëmbytjes nga nëna së bashku me tre fëmijët është një dramë e madhe, ndërsa thekson se dhuna psikologjike është më e rëndë se ajo fizike, pasi çon në ndërmarrjen e akteve ekstreme.

Ndër të tjera Bregu shprehet në emisionin ‘Open’ në News 24 se nuk dihet nëse fëmijët kanë ndjekur nënën, apo nëna ka shkaktuar dhe mbytjen e tre të miturve, 9, 8 dhe 3 vjeç.

Ne nuk e dimë nëse fëmijët kanë ndjekur nënën apo nëna mund të ketë shkaktuar edhe mbytjen e fëmijëve. Mjekësia ligjore duhet të zbardhë gjithçka. Kjo është një dramë e madhe. Konflikti mes çiftit ishte tradhti bashkëshortore. Pak rëndësi ka nëse ishte dhunë fizike apo jo, sepse dhuna psikologjike është e rëndë. Dhuna psikologjike është akoma më e rëndë, që detyron një grua të shkojë në vetëvrasje.

Mjekët ligjore kanë nxjerrë përfundimet dhe nuk ka qenë dikush person tjetër që mund t’i ketë shtyrë. Buna është lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri. Besoj se sot gjithë komuniteti është i prekur. Konfliktet bashkëshortore po i paguajnë fëmijët, që janë të pafajshëm”, tha Bregu.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen e rëndë, Prokuroria e Shkodrës bëri të ditur se deri në këtë fazë të hetimit ka “krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi Ergys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur”.

Bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve, 31 vjeçari Ergys Arrazin, u arrestua një ditë më parë nga policia me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar. Ndërsa Prokuroria njoftoi se janë shpallur në kërkim policor edhe katër persona që kanë lidhje me ngjarjen.

Nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ergys Arrazi, ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme. Hetimet e prokurorisë dhe policisë pritet të thellohen për të kuptuar dhe zbuluar rrethanat që shtynë 39 vjeçaren Arrazi të vetëmbytet në Lumin Buna duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj të pafajshëm.

Operacioni i kërkimit vazhdon për gjetjen edhe të dy pjesëtarëve te tjerë të familjes Arrazi. Ai është përqendruar nga zona e Darragjatit deri në derdhjen e Lumit Buna, një gjatësi kjo prej rreth 24 kilometrash që e ka vështirësuar kërkimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.