Kryesore

Kryemadhi voton Metën, tregon fletën e votimit: Për të gjithë ata që thonë se është tradhtare Monika

15:47 - 27.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja Monika Kryemadhi ka votuar Ilir Metën për president të Partisë së Lirisë dhe fletën e votimit e ka treguar para gazetarëve.




 


“Për të gjithë ata që thonë se është tradhtare Monika. Ka budallenj sa të duash ore” shprehet ajo.

Pas votimit, Kryemadhi ka bërë dhe një status në Facebook, ku shkruan se e di kontributin dhe sakrifica që ka bërë, teksa thekson se kur bëhen bashkë, ndryshimi ndodh,

“Çdo grua është gladiatore në taka! Mos heshtni, mos u bëni palë me të keqen, ndërtoni me dinjitet të ardhmen tuaj”, përfundon statusin e saj Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Urime për të gjitha gratë dhe vajzat e Partisë së Lirisë, për miratimin e ndryshimeve statutore, dhe ku sot realizuam që, në periudhë zgjedhore 50% e gjithë buxhetit të partisë të jetë në dispozicion të kandidateve gra dhe vajza!

Bashkimi ynë si gra e vajza solli progres për partinë dhe një standard të ri në politikën shqiptare për mbështetjen e gruas në politikë.

Une e di kontributin tuaj dhe sakrificat që keni bërë, se ato kanë qenë pa kufij, ndaj mos harroni se kur bëhemi bashkë, ndryshimi ndodh!

Si në parti ashtu dhe në Shqipëri!

Çdo grua është gladiatore në taka! Mos heshtni, mos u bëni palë me të keqen, ndërtoni me dinjitet të ardhmen tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.