Universiteti i Teknologjisë në Swinburne të Australisë, ka zbuluar se sa është minutazhi që një njeri duhet të qendrojë në këmbë, ulur, në gjumë e duke lëvizur, brenda 24 orëve, për të pasur një shëndet optimal.
Gjetja e këtyre parametrave u bë nën drejtimin e Dr. Christian Brakenridge së bashku me ekipin e tij ndërkombëtar.
Sipas hulumtimeve të tyre, u gjet përfundimi se një njeri që të ketë një shëndet të mirë duhet të qëndrojë:
-6 orë ulur
-5 orë e 10 minuta në këmbë
-8 orë e 20 minuta në gjumë
-2 orë e 10 minuta aktivitet fizik me intensitet të ulët
-2 orë e 10 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar deri të lartë
Për të arritur në këto përfundime, ekipi analizoi sjelljen e mbi 2000 njerëzve brenda 24 orëve.
“Për shënues të ndryshëm shëndetësorë, nga perimetri i belit deri te glukoza e agjërimit, do të kishte nivele të ndryshme për çdo sjellje. Kjo ndarje përfshin një gamë të gjerë shënuesish shëndetësorë dhe konvergon në 24 orët e lidhura me shëndetin e përgjithshëm optimal. Për shembull, gjetjet e hulumtimit sugjerojnë se zëvendësimi i kohës së kaluar ulur me më shumë kohë në aktivitet fizik, veçanërisht aktivitet fizik me intensitet të lehtë, u shoqërua me matje më të dobishme të glukozës në gjak tek ata me diabet të tipit 2 sesa ata pa.
Gjumi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin nëse zëvendëson kohën e stërvitjes, por i dobishëm nëse zëvendëson sjelljen e ulur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për udhëzime të integruara duke marrë parasysh spektrin e plotë të sjelljes njerëzore.”- komunikon Dr. Christian Brakenridge.
Është e rëndësihme të thuhet se këto vlera janë të rekomandueshme për një të rritur të aftë, dhe ndryshojnë nga një person në tjetër.