AKTUALITET

Miratohet plani hetimor për ndërhyrje në sistemin TIMS, detaje nga mbledhja e sotme

18:42 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme u miratua plani për Komisionin Hetimor të sistemit TIMS, pas më shumë 4 orë diskutime mes anëtarëve.




Ervin Salianji, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se PS u përpoq në çdo formë të bllokonte punën e këtij komisioni, por pavarësisht kundërshtimeve nga pala tjetër, ky hetim parlamentar do i shkohet deri në fund.

Gjithashtu deputeti demokrat shtoi se PS insistoi për shtyrjen e votimit dhe refuzuar dy herë votimin e planit të ekspertes së propozuar nga po ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim.

Postimi i Salianjit:
Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS.
Pas më shumë se 4 orësh debat dhe pas diskutimeve mes ekspertëve për tu dakortësuar për planin e hetimit deputetët e PS insistonin për shtyrjen e votimit dhe refuzuan për dy herë me radhë votimin e plait të ekspertes së propozuar nga ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim!
Plani i Hetimit i miratuar sot ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve të miratuar me vendimin e sotëm!
Megjithë kufizimet ligjore, megjithë forcën bllokuese ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar dhe do i shërbejmë interesit publik duke adresuar shqetësimin e publikut dhe partnerëve për këtë çështje!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.