Kryesore

Yndyra dhe dhjami në trup, faktorët që ndikojnë dhe si ta mbani nën kontroll. Ja këshillat që duhet të ndiqni

09:36 - 20.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prania e yndyrës dhe dhjamit në trup është e dëmshme për shëndetin. Njeriu duhet të jetë i vëmendshëm jo vetëm për sasinë e dhjamit por edhe për shpërndarjen proporcionale ose jo të tij.




Këshillohet të jeni të kujdesshëm pasi dhjamosja e disa zonave të caktuara të trupit mund të jetë shumë problematike.

A varet nga ty vendndodhja e dhjamit në organizëm?

Njeriu ka nën kontroll sasinë totale të masës dhjamore në trup, por shpërndarja e tij në zona të caktuara është e pakontrollueshme. Shumë njerëz vërejnë se dhjami akumulohet më shumë në zonën e belit, ijeve dhe kofshëve.

Një gjë e tillë ndikohet jo vetëm nga genet dhe gjinia por edhe mosha dhe hormone. Sipas shkencëtarëve, 50% e shpërndarjes së dhjamit ndikohet nga genet.

Edhe gjinia ka rol përcaktues në shpërndarjen e dhjamit. Burrat akumulojnë më shumë dhjamë në bark ndërsa gratë e depozitojnë atë në ije dhe kofshë.

Kategorizimi i yndyrës në trup

Shkencëtarët kanë identifikuar tre lloje yndyrash që akumulohen në organizëm. Bëhet fjalë për dhjamin që depozitohet nën lëkurë, dhjamin që ‘vesh’ organet e brendshme dhe dhjamin e kafenjtë.

Ky i fundit i vjen në ndihmë trupit të djegë më shumë kalori për tu ngrohur. Bebet besohet të kenë shumë prej këtij dhjami, por edhe të rriturit, kryesisht tek zona e shpatullave dhe kraharorit.

Më i rrezikshmi prej tyre është dhjami që rrethon organet si mëlçia, zemra apo zorrët. Ai rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut, diabetit, ishemisë dhe disa llojeve të tumoreve.

Studimet thonë se 44% e grave dhe 42% e burrave në botë kanë dhjamosje të madhe të organeve.

Stili i jetesës dhe dhjamosja e organeve

Sipas të dhënave, 3 janë faktorët kryesorë që shkaktojnë akumulimin e dhjamit të brendshëm.

Bëhet fjalë për ngrënien e ushqimeve të shpejta dhe me yndyrna, jeta sedentare dhe stresi.

Si të arrini një shpërndarje të shëndetshme të dhjamit

Ndonëse njeriu nuk ka kontroll të plotë mbi depozitimin e dhjamit, ai mund të marrë masa shtesë për të parandaluar që kjo të ndodhë në zonën e stomakut apo pranë organeve të tjera.

6 këshilla për shpërndarjen e shëndetshme të dhjamit

  • Konsumoni më shumë karbohidrate komplekse dhe proteina të cilat treten ngadalë dhe ruajnë nivele të qëndrueshme të insulinës.
  • Hani më shumë yndyrna të shëndetshme që gjenden tek salmon, arrat dhe farat e linit.
  • Kryeni sa më shumë aktivitet fizik për të rritur masën muskulare dhe pakësuar masën dhjamore
  • Tregoni kujdes me stresin sepse ai luan rol kryesor në akumulimin e dhjamit të brendshëm.
  • Flini mjaftueshëm. Njerëzit që flenë më pak se 6 orë pësojnë një rritje prej 32 përqind të masës së dhjamit të brendshëm.
  • Kujdes me alkoolin. Pirja e tepërt e tij nxit akumulimin e depozitave të mëdha të dhjamit të brendshëm./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.