![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 64-vjeçar në Devoll është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Blutë bëjnë me dije se është ndaluar shtatsi me iniciale Z.R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll.
Deklarimet e të miturës janë marrë në prani të prindërve dhe të psikologes, ndërsa raportohet se 64-vjecari ka kaluar edhe në kontakt fizik(prekje)bazuar në disa shenja që vajza ka në trup.
Është ende herët për të dalë në rezultate përfundimtare ndaj dhe 64-jeçari aktualisht akuzohet për ngacmim seksual, dhe do jenë veprimet e tjera dhe kontrolli mjekësor që do ti bëhet vajzës, për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një vepër më të rëndë penale.
Gjithashtu policia sqaron se 64-vjeçari i ka çuar mesazhe në telefonin e gjyshit 13-vjeçares. Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari e ngacmonte të mitrën, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga 13-vjeçarja, prindërit dhe një psikologe.
Po ashtu, mësohet se i moshuari njihet në zonë si njeri problematik.
“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes.”, sqaron policia.