Deputeti i PS, Erion Braçe, në seancën plenare për votimin e pr.rezolutës kundër korrupsionit, u shpreh se gjuha që përdoret në Kuvend kundër SPAK-ut, është e denjë për kriminelët dhe jo për deputetët.
Socialisti nuk kurseu as komente ndaj opozitës, kjo e fundit kundër votimit të pr.rezolutës së mazhorancës.
“Gjuha që përdoret këtu kundër SPAK, është gjuhë e denjë për kriminelë, nuk mund të jetë gjuhë e denjë për deputetët.
Rruajtja e klubit Partizani, rruajtja e Rrugës së Kombit, e cila nuk është gjykuar sot e kësaj dite, dhe në fund rruajtja e fishekëve, predhave, dhe çdo gjëje tjetër, që nuk u hetua dhe nuk u gjykua, sepse kishim të përfshirë atë familjen politike dhe biologjike”, tha Braçe.
Në vijim ai shtoi se vetëm tani po vepron drejtësia, pasi më parë nuk u lejua të hetohej ajo rruatja e klubit Partizani.
“Korrupsioni nuk luftohet me gojë dhe pastaj mbron të korruptuarit”, tha Braçe, referuar deklaratave të mëparshme të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.