AKTUALITET

48 orët e ardhshme kritike për jetën e Sokol Mëngjesit. Nëse deri të hënën gjendja shëndetësore e avokatit është e njëjtë…

11:27 - 01.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua nga 4 persona në zonën e Ish-bllokut vazhdon të jetë në gjendje kritike. Ai është në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion të Spitalit të Traumës, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.




Gazetari Igli Çelmeta raporton se sipas burimeve nga spitali i Traumës do të pritet deri të hënën dhe nëse gjendja do të jetë e njëjtë dhe nuk do ketë përkeqësim, do të tentohet zgjimi, për ta nxjerrë nga intubimi.

Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës mbahet seanca për autorë dhe organizatorin.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, organizatorin dhe njëri nga autorët e sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim,  kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.

Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

HETIMET DHE VERIFIKIMET

Policia e shtetit bën me dije se personat e përfshirë në dhunën brutale ndaj avokatit nuk janë eksponentë të krimit në vend. Ata rezultojnë të padënuar më parë ndërkohë që akti në të cilin janë përfshirë tashmë i vë përballë një akuzë shumë të rëndë, si atë të vrasjes së funksionarëve të lartë publikë e mbetur në tentativë. Edhe pse njëri prej autorëve të sulmit, i cili dyshohet se i mori tre djemtë e tjerë me vetë për të krijuar idenë e grupit, ka mohuar të ketë pas qëllim ta dëmtonte shënjestrën por t`i kërkonte që të tërhiqej nga kërkesa për marrjen e pronës për të cilën kishte firmosur më herët edhe vetë porositësi dhe organizatori u dhunës ndaj Sokol Mëngjesit.

Policia dyshon se tre të rinjtë që janë në kërkim mund të kenë dalë jashtë vendit dhe mund të jenë përdorur pikat kufitare me Kosovën për arratisjen e tyre, ndonëse tashmë ata janë të kërkuar. Edhe pse u hodh shifra prej 20 mijë eurosh nga ana e policisë së Tiranës, për këdo që do të jepte informacion të saktë në lidhje me vendndodhjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë dhe madje policia nuk ka mundur të fiksojë asnjë gjurmë në sistemin TIMS, çka ka bërë të mundur të ushtrojnë kontrolle në disa zona të vendit. janë zbuluar lidhjet familjare të të kërkuarve dhe policia po ushtron kontrolle ndonëse pa ndonjë informacion konkret të vendstrehimit të tyre.

Tashmë pritet që avokati të dalë nga intubimi dhe mbase atëherë do mund të flasë në lidhje me rrethanat dhe bisedën e fundit që ka pas para rreth një muaji me Dritan Nanon. Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha kamerat në vendin e sulmit, janë identifikuar dhe do të merren dëshmitë e disa prindërve të cilët gjendeshin në vendin e ngjarjes për të njëjtën arsye që gjendej edhe Sokol Mëngjesi, në afërsi të kopshtit të fëmijëve, po ashtu edhe familjarët e të rinjve që morën pjesën në aktin kriminal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.