BLUETOOTH

Romeo Veshaj i bën dedikimin romantik Heidit gjatë koncertit, si reagoi e dashura e aktorit

12:07 - 07.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Romeo Veshaj në orët e para të mëngjesit ka performuar në një ndër lokalet e Tiranës së bashku me mikun e tij, këngëtarin Elgit Doda.




Romeo u shoqërua nga partnerja e tij Heidi Baçi, ndërsa një moment teksa po këndonte në skenë ai i ka drejtuar gishtin të dashurës së tij.

“Ma thoni si me qesh unë kur po më qan zemra. Veç ka dit ka dit mem vra, e kur më rrejti në sy më pa. E keni dit e asnjëri nuk ma tha”– ishin disa nga rreshtat e këngës që po performonte Romeo teksa i drejtoi gishtin Heidit.

Kjo e fundi ka postuar videon e aktorit duke kënduar, ndërsa krahas saj shkruan: “Çfarë zemre Romeo Veshaj.”

Ndonëse pas daljes së çiftit nga “BBV” u përfol për ndarje, dyshja i kanë hedhur poshtë këto aludime duke ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga pushimet e tyre së bashku, ku dukeshin mjaft të lumtur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.