Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin e veshkat, ashtu sikurse dhe mund të ndikojë e në gjymtuyrët tona.
Por mjekët provojnë se të qenurit nën përjetimin e ankthit, ndikon në rritjen e tensionit.
Por si ndodh kjo?
Ankthi çliron hormonet e stresit që rrisin rrahjet e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut. Këto ndryshime sjellin e rritjen e tensionit të gjakut. Zakonisht tensioni i gjakut ulët në momentin që fillon e eliminohet ankthi, por përballja në nivele të larta me ankthin sjell dëmtime në shëndet.
Po kështu, individë që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të prirut të vuajnë nga ankthi, për shkak të shqetësimit për shëndetin e tyre.
Por ka disa ushqime të cilat nuk duhen konsumuar shpesh nga personat që vuajnë nga tensioni i lartë dhe ankthi.
Produkte që duhen shmangur janë:
- Mishi i kuq, e nënproduktet e saj
- Alkooli, pasi mund të ulë efikasitetin e medikamenteve
- Ëmbëlsirat e pakëtuara, se rrisin tensionin, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës
- Pijet energjike rrisin tensionin sistolik me 6.2% dhe atë diastolik me 6.8%