Dëshmi tronditëse janë zbardhur nga ngjarja makabre në Greqi, ku një 11-vjeçare është vrarë nga kushëriri i mamasë me kaçavidë duke e goditur disa herë në qafë, pasi e mitura i rezistoi përdhunimit.
“E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë”, ka treguar ai pas zbulimit të krimit makabër.
Ndërkohë në dëshminë e saj nënës së vajzës 11-vjeçare është mjaft prekëse dhe tronditëse.
Sipas mediave greke, nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën kushëririt të saj, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.
“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.