Teksa kemi dëgjuar se shikimi mund të ndikohet nga nivelet e dritës apo përdorimi i tejskajshëm i aparateve digjitale, në fakt shëndeti i syve tanë ndikohet shumë dhe nga mënyra se si ne ushqehemi.
Nëse nuk konsumoni ushqime sa më të shëndetshme e plot vitamina, fibra e proteina, mos u habisni nëse hasni probleme me shëndetin e syve.
Vitaminat përbëjnë mburojën më të madhe për sytë përsa i përket dëmtimeve oskiduese dhe inflamacioni.
Ekspertët sugjerojnë që të konsumohen me patjetër këto 4 vitamina si mëposhtë:
Vitamina A, e cila gjendet lehtësisht tek peshku, vezët, produktet e ndryshme të bulmetit, portokallë, spinaq, karrota, brokoli, mango, etj. Kjo vitaminë ndihmon shikimin e qartë edhe në kushte të errësirës apo ndriçimit të ulët.
Vitamina E, e pranishme në vaj luledielli, baajme, kikirikë, kungull, panxhar, spinaq, etj, lufton radikalet e lira që dëmtojnë shumë organe të trupit.
Vitamina C, e cila lufton po kështu radikalet e lira, gjendet në patate, brokol, luleshtrydhe, speca, portokallë, etj.
Kompleksi i vitaminave B ( B6, B9, B12) të cilat gjenden lehtësisht në produktet e detit, shpendët, produktet e bulmetit, banane, portokall, arra, bizele apo drithëra.