Kryetari i grupit Parlamenatre të Partise Demokratike Gazment Bardhi, debatoi ashper me mazhorancen, ne nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”, duke e cilesuar si proces te deformuar dhe me nderhyrje te forte politike.
Bardhi tha se “e di e gjithë Tirana, që Eris Hysi, eshte njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP”
“Keni deformuar procesin. Është ndërhyre politikisht ne proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund te japim konsensus për një proces te deformuar. Me thoni një rast kur keni dal kundër raportit te Sekretarit te Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë! Ne konsensusin e japim vetëm mbi kushtetute. Neqoftëse ju keni përcaktuar kush do te jete kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me Kushtetutën dhe s’mund te pranojmë ketë ndërhyrje. E di gjithë Tirana, qe njerëzit e Engjëll Agaçit janë piketuar për kryetar te KLP”, u shpreh demokrati.