![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dy persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën lehtë në një shpërthim dhe zjarr në një parking nëntokësor në Nussbaummen, në Zvicrën veriore.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, policia kanë përjashtuar skenarët e veprimtarisë kriminale apo sulmit
Shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 19:00 të enjten, dhe dy të vdekurit janë gjetur brenda një parkingu nëntokësor, i cili ndodhet rreth 25 kilometra në veriperëndim të Cyrihut.
Njëmbëdhjetë të plagosurit kanë lëndime të lehta, ndersa dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi zjarri është përhapur në një kat të një pallati të ndërtuar mbi parkingun nëntokësor, sipas policisë.
Shërbimet e shpëtimit duhej të evakuonin rreth njëqind njerëz.
Policia u detyrua të detyronte uljen e menjëhershme të të gjithë dronëve që filmonin skenën, në mënyrë që të mos shqetësonin tre helikopterët e përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.