Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shprehur disa prej qëndrimeve të tij lidhur me Berishën, Bashën por dhe preferencat e e tij në lidhje me gratë.
I ftuar mbrëmjen e djeshme (17 qershor) në Top Arena, demokratit iu drejtuan disa pyetje pikante, përgjigje të së iu përgjigj pa ndroje.
I pyetur nëse ministrja Spiropali ishte politikania më seksi, Salianji u përgjigj menjëherë me jo.
Nëse do vihej mes një dyshe politikane-moderatore për një darkë, Ervin Salianji u shpreh se do zgjidhte moderatoren.
Pjesë nga intervista:
Salianji: Unë flas vetëm të vërtetën
Kur punonit në bashki si avokat, Basha flinte gjumë 2 me 6?
Salianji: Jo, mund ta kishte nga 6 në 8
Ky është gjumi i bukurisë?
Salianji: Këtë nuk di ta them, nuk kam flet me të që ta di (qesh)
Elsia Spiropali politikania më seksi?
Salianji: Jo
Kush është më seksi?
Salianji: Po, apo jo më thatë
Ori Nebiaj më e zonja si deputete se si opinioniste?
Salianji: Këtë nuk di ta them. E zonja është te të dyja
Më mirë një darkë me një deputete apo moderatore?
Salianji: Me një moderatore
Do bëni podkast me Berishën me emër ‘më kast’
Salianji: Po mundet
Berisha nuk e sheh evropianin?
Salianji: Po, por Shqipërinë e ndjek
Do na thuash ndonjë sekret për Berishën që ne nuk e dimë?
Salianji: Nuk i di sekretet se nuk kam marrëdhënie përtej politikës