Një tërmet me magnitudë afërsisht 5 ballë të shkallës Rihter ka sjellë si pasojë vdekjen e 4 personave dhe deri më tani plagosjen e 120 të tjerëve në verilindje të Iranit ditën e sotme.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 13:24 me atë lokale (11:54 me orën shqiptare), me epiqendrën në qytetin Kasmar të Iranit.
Lajmi njoftohet në televizionin shtetëror iranian nga guvernatori lokal Khojatullah Shariatmandari.
Ndërkohë Instituti Sizmologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vlerësoi tërmetin në magnitudën prej 4.9 të shkallës Rihter, duke specifikuar se lëkundjet kanë nisur nga një thellësi prej 10 km.
Shfaq Komentet (0)