![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (21 qershor) në vendin e quajtur “Rrepet” në rrugën nacionale Fier-Levan.
Raportohet se një automjet ka marr përpara një person i cili po udhëtonte me biçikletë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore.
Mësohet se i aksidentuari ka marrë lëndime të lehta, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
Shfaq Komentet (0)