Kronikë

DOKUMENTI/ Nga dhuratat, favoret dhe komunikimi i qëllimshëm me persona të krimit, ja çfarë do deklarojnë punonjësit e policisë përmes formularit

12:51 - 22.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit siç bëri me dije do nënshtrojë radhët blu nën procesin e vetingut, duke detyruar që çdo punonjës të deklarojë çdo pasuri, kontakt apo favore të bëra prej tij/saj. Deklarimi do bëhet përmes një formulari, i cili përmban 8 pyetje pikante.




Gazetari Igli Çelmeta për BalkanWeb ka siguruar formularin e plotë të cilët duhet të plotësojnë uniformat blu.

Fillimisht punonjësit duhet t’u përgjigjen pyetjeve përreth identitetit të tipit:

Emër, atësi, mbiemër

Data, muaj, viti i lindjes

Vendi i lindjes

Adresa e saktë e banimit

Shtetësia

Nr. Personal ID

Detyra aktuale (në radhët e sigurisë).

Më pas vijnë pyetjet përreth të dhënave për sigurinë, ku një prej tyre lidhet me marrjen e dhuratave, pranimin e favoreve apo komunikimit të qëllimshëm me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Është e rëndësishme që çdo përgjigje të jetë e vërtetë pasi kushdo që përgënjeshtron replikën do të largohet menjëherë nga Policia e Shtetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.