LAJMI I FUNDIT

Domethënia e një lajmi pa lajme

09:51 - 27.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NGA GENC POLLO 




Media njoftoi dje se tregu i punës hapet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëveshjet për çështje mes Tiranës, Beogradit e Shkupit të ratifikuara në parlamentet e tri shteteve kanë hyrë në fuqi. Këto marrëveshje janë në kuadrin e nismës ‘Ballkan Hapu’ dhe qeveria ‘Rama’ i konsideron sukses. Edhe pse nismën nuk para e përmend më. Për të qenë realist e objektiv me këtë “arritje” lipsen të konsiderohen dy vërejtje përmbajtësore:

VËREJTJE 1:

Saktësisht e njëjta masë, pra hapja e tregut të punës, është marrë në kuadrin e Procesit të Berlinit/ Tregu i Përbashkët Rajonal. Dallimi fort i rëndësishëm është që me ketë masë janë dakorduar dhe e kanë aprovuar të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pra edhe Kosova, Mali i Zi e Bosnja-Hercegovina. (me përjashtimin e Serbisë, që nuk njeh dokumentet e lëshuara nga Kosova).

Pra, arritja e ‘Ballkan Hapu’ është një duplikatë e fragmentuar, e panevojshme.

Ndërkohë që kjo nismë u përdor për të izoluar Kosovën, si dhe për të dëmtuar fermerët e Shqipërisë me importin e produkteve të subvencionuara.

VËREJTJE 2:

Hapja e tregut të punës është në parim pozitive. Po të kishte ndodhur 20 a 30 vjet më parë, kur oferta për zanatçinj e profesionistë ishte e lartë, kjo hapje tregu do të sillte një dinamikë të dobishme. Por sot në Ballkan ka kërkesë për dhjetëra mijë vende pune, ndërsa zanatçinjtë e profesionistët i ka thithur tregu i Bashkimit Europian. Pra, kjo hapje tregu do të ketë impakt minimal ose zero. Në vend të saj do të vlenin nisma për të frenuar emigrimin e për të nxitur lindshmërinë e favorizuar familjen. Por, qeveria ‘Rama’, gjatë 11 viteve të saj nuk ka dëshmuar as vizion e as vullnet për këto dy probleme.

Emigracionin e shfrenuar fillimisht e mohoi; pastaj e quajti normal dhe më në fund deshte t’a trajtonte thjesht me masa administrativo-shtrënguese si psh., me diplomantët e mjekësisë.

Kurse për familjen e lindshmërinë ka prezantuar legjislacion armiqësor ndaj tyre si ai për abortin e surrogacinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.