Kryesore

“200 tituj pronësie janë këtu.” -Kryeministri takim me banorët në Theth, Rama: Çështja e gjobave, qeveria do i falë sepse nuk janë ndërtime abuzive për t’ju shmangur ligjit!

13:06 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ndodhet në takim me banorët e Thethit ditën e sotme, për të shpërndarë 200 tituj pronësie. Ai u shpreh se një pjesë e këtyre titujve do jepen në moment, ndërsa pjesa tjetër do të merret përgjatë ditës.




Problemi i parë i shtruar nga kreu i qeverisë ishte se 90 prej këtyre titujve kanë nevojë nga Bashkia e Shkodrës për të bërë ndryshim në studimin e zonës, ndërsa për 50 tituj të tjerë problematikë përbën ndërtimi në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar në ligjin për legalizimet.

Së dyti, lidhur me ankesën e përfituesve të titujve të pronësisë për çështjen e gjobave, Kryeministri u shpreh se këto masa administrative do të falen nga qeveria, por jo me motiv abuzimi ndaj kësaj falje.

Arsyeja për këtë vendim, sipas Edi Rames qëndron për faktin se këto ndërtime janë në funksion e të krijuar ekonomi përmes turizmit, e se shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur e ka bërë të pamundur ndërtimin e objekteve sipas ligjit.

Edi Rama: Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, një pjesë do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër do ta merrni gjatë ditës.

Ndërkohë janë 90 tituj të tjerë, për një pjesë të tyre do të duhet që bashkia e Shkodrës dihet të bëjë një ndryshim në studimin e zonës dhe për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar në ligjin për legalizimet.

Do të gjejmë një zgjidhje të dedikuar për të gjitha ata, të cilët janë në kushtet tuaja, ku pamundësia e marrjes së një leje ka qenë objektive.

E dyta që ju e shtruat në takimet që bëmë herën e fundit është çështja e gjobave. Këtu ka një masë gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo se nuk keni dashur, por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe sic e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’ju shmangur ligjit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.