LAJMI I FUNDIT

“Sot Kavaja është më socialiste se kurrë.” -Turi i mirënjohjes, Veliaj:PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

13:36 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kavaja ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u takua me strukturat e kësaj force politike për t’i shprehur mirënjohjen socialistëve, të rinj e të vjetër, për kontributin ndër vite. Veliaj tha se edhe pse dikur ka qenë një zonë e djathtë, sot Kavaja është më socialiste se kurrë.




“Dikur në Kavajë Sali Berisha e merrte mandatin për 20 vite, kurse sot, nga njeriu që drejtonte gjithë Shqipërinë, tani është reduktuar në një dritare të vogël, në një rrugicë të Tiranës. Të qenit socialist në vitet e vështira ka qenë kudo një sfidë, por ka qenë posaçërisht sfidë në Kavajën e Saliut. Ka qenë posaçërisht një sfidë në vendin ku socialistët janë dhunuar, përndjekur, përjashtuar, abuzuar më shumë. Megjithatë, falë burrave dhe grave që nderojmë sot, kjo parti i rezistoi atyre viteve të vështira. E riktheu Kavajën me fitoren e vitit 2011. Ka qenë një zonë tipikisht e djathtë, por sot Kavaja është më socialiste se kurrë”, tha ai.

Veliaj dha një mesazh edhe për socialistët e rinj, të cilët i janë bashkuar PS-së gjatë fushatës së fundit të anëtarësimeve. “Keni ardhur në këtë familje në ditë shumë të mira, keni ardhur në një kohë kur jemi fitues, keni ardhur në një kohë kur nuk diskutohet fitorja jonë në të gjithë Shqipërinë. Madje, sipas cikleve zgjedhore, edhe në Kavajë, në gjysmën e betejave kemi dalë fitues, në një vend që as nuk diskutohej fare që të fitonte e majta dhe PS. Për ju që keni ardhur të rinj, ju lutem jepni kontributin tuaj, mos ardhshin kurrë ato ditë të vështira, por më e rëndësishmja kujtoni kush e mbajti këtë parti kur socialistët përndiqeshin dhe rriheshin publikisht në sheshet e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë”, nënvizoi ai.

Sipas tij, sot Kavaja dhe gjithë Shqipëria kanë pësuar një rritje të fluksit të turistëve dhe të ekonomisë. “Nuk ka si Tirana, nuk ka si Shqipëria, nuk ka si Kavaja, nuk ka si Golemi, nuk ka si modernizimi i jashtëzakonshëm që i ka ndodhur vendit. Shkojmë në ato vende që deri dje i admironim dhe takojmë gjysmën e qeverisë së tyre, që janë duke bërë plane për të bërë pushime në Tiranë dhe në Shqipëri, në Golem, në Kavajë, në Spille dhe Karpen. Këto i ka bërë një grup që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Do të thotë se kur njerëzit punojnë, kur socialistët drejtojnë, dinë të bëjnë shtet dhe qytet, si asnjë forcë tjetër politike”, u shpreh Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.