Kryesore

Mjekët dërgonin pacientët me kancer tek privati, Rama mbledh sot shefat e shërbimeve në QSUT pas skandalit te Onkologjiku! Çfarë pritet të ndodhë

09:29 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas skandalit të Onkologjikut, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.




Takimi është parashikuar të zhvillohet sot në orët e paradites, ndërsa shefi i qeverisë do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Rama pritet të jetë i ashpër përballë bluzave të bardha, tashmë të gjetur në një situatë ku janë cenuar raportet e besimit midis mjekëve dhe pacientëve.

Ishte Prokuroria e Tiranës, ajo që zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut që në vend të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Në njoftim sqarohet se, që të mund të përdorej kjo aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.