Kryesore

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon Pandeli Majko: Mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores! Lamtumirë mësues!

09:46 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta ditën e sotme të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.




“Lamtumirë mësues!”, shkruan Majko në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa shton se pishtari i artit të Kadaresë ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit!

“Për shumë arsye humbja e Kadaresë dhe mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores!”, shprehet deputeti i PS.

Reagimi i plotë

Ismail Kadare ka ndruar jetë!

Kadare nuk ishte një shqiptar i zakonshëm! Ai ishte një shkrimtar dhe poet të cilin arti dhe gjenialiteti i tij e bëri historian dhe filozof të dorës së parë për popullin e tij dhe shqiptarinë!

Pishtari i artit të Kadaresë ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit!

Për shumë arsye humbja e Kadaresë dhe mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores!

Lamtumirë mësues!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.