Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme (1 korrik) solli në vëmendje një denoncim të bërë disa vite më parë nga Arian Galdini përsa i përket shërbimeve spitalore në Onkologjik, lidhur me rastin e një qytetari, i cili nuk u mjekua me Avastinë. Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini ka reaguar ditën e sotme ndaj ish-kryeministrit për këtë postim të këtij të fundit.
Kreu i LR-së e falenderon Berishën për risjelljen në vëmendje të këtij rasti të denoncuar 9 vite më parë nga ai, teksa shprehet se asokohe ish-kryeministri e kishte kryefjalë çështjen Galdini dhe betejën e tij kundër krimeve mjekësore.
“Kujtdo që e thotë dhe e rithotë të vërtetën për atë betejë unë i them faleminderit me zemër.”, e përmbyll postimin Arian Galdini.
Ditën e djeshme, Sali Berisha shpërndau një video të Galdinit, të regjistruar 9 vite më parë, për një rast te një pacienti ne Onkologjik, i cili mendohej se trajtohej me mjekimin Avastinë, por pas ndjekjes se mjekëve ne Turqi për një trajtim më te specializuar, për shkak se gjendjes së rëndë, rezultoi se asnjë ilaç i tillë nuk i është injektuar te sëmurit.
Postimi i Sali Berishës:
Miq ndiqeni sipas dëshirës këtë denoncim për krimin shtetëror Rama-Beqja-Manasterliu
LEXO EDHE