Kronikë

Rrezikoi të mbytej pasi ra nga mjeti lundrues, shpëtohet 23 vjeçari në Himarë

19:45 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 23 vjeçar është shpëtuar nga Policia Kufitare e Himares pasi ra nga mjeti lundrues tip jet ski, duke rrezikuar mbytjen.




Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:15, kur i riu është konstatuar nga uniformat blu përgjatë patrullimit në hapësirën detare.

Në ndihmë ka ardhur dhe një person i cili po lundronte me kanoe në afërsi të 23 vjeçarit.

I riu është nxjerrë në molin e PPK Himarë dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i shkuan në ndihmë një shtetasi që ra nga mjeti lundrues në det dhe rrezikoi të mbytej.

Në ndihmë të 23-vjeçarit shkoi edhe një shtetas që lundronte me kanoe në afërsi të tij.

Policia Kufitare nxori në breg mjetin lundrues Jet Ski dhe 23-vjeçarin.

Rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment, shtetasi që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën me shpejtësi për t’i dhënë ndihmë shtetasit që ra nga Jet Ski në det.

Në afërsi të këtij shtetasi lundronte me kanoe një shtetas i cili i shkoi në ndihmë së bashku me Policinë Kufitare.

Punonjësit e Policisë morën në mjetin lundrues 23-vjeçarin banues në Fier dhe e nxorën në molin e PKK Himarë në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi falënderoi Policinë dhe qytetarin me kanoe që i erdhën në ndihmë menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.