AKTUALITET

Homazhet për Ismail Kadarenë/ Alda Bardhyli: Ka shpërfaqur një Shqipëri të jashtëzakonshme që ne e gëzojmë sot falë penës së tij! Iku i qetë dhe pa asnjë brengë!

10:08 - 03.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbahet sot homazhet për shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare.




Pjesë në homazhe ka qenë dhe shkrimtarja Alda Bardhyli, e cila ka qenë një nga personat që i ka qëndruar pranë shkrimtarit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ajo u shpreh se Kadare ka shpërfaqur në Shqipëri të jashtëzakonshme dhe fantastike falë penës dhe mendjes së tij.

“Kadare iku i qetë dhe pa brenga”, tha ajo, duke shtuar se ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e gjithë veprës së plotë.

Alda Bardhyli: Ka shpërfaqur një Shqipëri të jashtëzakonshme dhe fantastike që ne e gëzojmë sot falë penës dhe mendjes së tij. Kadare iku i qetë pasi ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e gjithë veprës së plotë. Kjo e bënte atë të qetë, besoj ka ikur pa brenga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.