AKTUALITET

“Kadare dinte të qëndronte gjithmonë mbi, duke i thënë të gjitha”-Preç Zogaj në homazhet në TKOB: Veprat e tij themeluan letërsinë e re moderne!

11:21 - 03.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Në homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit të cilat po mbahen sot për shkrimtarin Ismail Kadare ka marrë pjesë edhe analisti Preç Zogaj.




Përmes një prononcimi për mediat Zogaj tha se Kadare ndërtoi dhuntinë e tij, natyrore apo hyjnore dhe e mbajti me vepra që themeluan letërsinë e re moderne.

“Ai dinte të qëndronte gjithmonë mbi, duke i thënë të gjitha. Një shkrimtar i përmasave të tilla ia doli të realizohej në kushtet e tiranisë, kjo meriton shumë vlerësim. Shkrimtari që ka vetëdijen e dhuntisë, e talentit të madh, ka një mision që të ruaj dhuntinë. Kadare ndërtoi dhuntinë e tij, natyrore apo hyjnore, dhe e mbajti me vepra që themeluan letërsinë e re moderne.”, tha Zogaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.