![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Artistja e njohur Filloreta Raçi, të cilën të gjithë e njohim si ‘Fifi’, po shijon ditët e lumtura të marrëdhënies së saj me Adis Patushin.
Mesa duket kjo e sotmja është një ditë e veçantë për këngëtaren pasi partneri i saj feston ditëlindjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale duke ndarë edhe një foto të tij së bashku me djalin e tyre Theo Mal, Fifi shkruan:
“Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tonë të vogël, për ne, për ty, unë do të bëj atë që nuk bëhet. Të dua shumë o babi i bebit tem”.
Kujtojmë se ata kanë bashkë një fëmijë, Theo Mal, i cili erdhi në jetë prillin e vitit të kaluar.
Shfaq Komentet (0)