Kronikë

Ligji i ndalon ushtrimin e një detyre publike, KQZ-ja do shqyrtojë të enjten mandatin e Fredi Beleri si kryebashkiak i Himarës

19:12 - 03.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e nesërme, më 4 korrik 2024, mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës të Fredi Belerit, eurodeputetit grek i cili ndodhet në burg për korrupsionin e bërë kundrejt votave përpara se të merrte postin  si kryebashkiak.




Përmes një njoftim nga KQZ-ja, mësohet se shqyrtimi i mandatit të tij do të bëhet në orën 11:00.

Vlefshmëria e mandatit të Belerit do të shqyrtohet nga:

Pavlina Docaj – Shef sektori, Subjekteve Zgjedhore dhe Dekriminalizimit
Jona Josifi – Drejtoria e Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financimit dhe Monitorimit
Madalena Koja – Drejtoria e Ligjshmërisë
Majlinda Çelmeta – Sekretar i Përgjithshëm (Në mungesë dhe me urdhër)

Kujtojmë se ka qenë kreu i FRESSH, Eugen Likaj, ai i cili i ka kërkuar KQZ-së zgjedhje të parakohshme për postin e Kryetarit të Bashkisë Himarë. 

Likaj ka dërguar një letër zyrtare KQZ-së më 26 qershor 2024, duke parashtruar se Beleri është një person i cili nuk mund të ushtrojë funksionin publik të kryetarit të Bashkisë, për shkak të vendimit të prerë të prerë të Apelit. Kështu kreu i FRESSH, kërkoi të shpallet pavlefshmëria e mandatit të Belerit, bazuar në dispozitat ligjore të Kodit Zgjedhor.

Ndaj, për shkak të dënimit të Belerit, u kërkua nga Likaj në KQZ, që kjo e fundit të përfundojë mandatin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, i cili është nën akuzat e korrupsionit, e të organizohen zgjedhjet e reja të parakohshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.

Dokumenti i dërguar nga kreu i FRESSH, Eugen Likaj

Projektvendimi

RELACION

PËR
VENDIMIN
PËR
SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË SË MANDATIT TË KRYETARIT TË BASHKISË HIMARË, QARKU VLORË, Z. DHIONISIOS (ALFRED) PETRO BELERI,
PROPOZUAR NGA SUBJEKTI ZGJEDHOR KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”,
PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ
2023

Referuar neneve 19, pikat 1, shkronja “n” e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ushtron në emër të KQZ-së kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta, si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Rregullatorit ose KAS-it.
Në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi kompetent për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin për funksionet publike si dhe përpunimin për formularin e vetëdeklarimit për disa subjekte ndër të cilat është edhe “Kryetari i Bashkisë”.
z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, është propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, si kandidat për Kryetar i Bashkisë Himarë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Për këtë kandidat në datën 31.03.2023, pranë KQZ është depozituar formulari e vetëdeklarimit i cili është regjistruar me nr. unik. VL-BF-13387 unik. KQZ-ja bëri verifikimin “prima facie” dhe, pasi konstatoi se kandidati nuk është në kushtet e ndalimit, ndërmori hapat e mëposhtëm:
1. Nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike, i kërkoi informacion zyrës së gjendjes civile, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, rezulton të ketë ndryshuar emrin nga
“Alfred” në “Dhionisios”.

2. Nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike i kërkoi informacion zyrës së gjendjes gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila nga ana e saj informon

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, rezulton i rehabilituar.

Pasi është konstatuar që kandidati nuk është në kushtet e ndalimit për të kandiduar, janë verifikuar të dhëna të tjera në formularin e vetëdeklarimit të z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, ku rezultoi se ka deklaruar:

  • Në rubrikën I. “TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjeneralitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar se ka bërë ndryshim tek gjeneralitetet e tij. Ka ndryshuar emrin nga “Alfred” në “Dhionisios”.
  • Në rubrikën III. “TË DHËNA MBI GJENDJEN GJYQËSORE TË PERSONIT”, të Formularit të Vetëdeklarimit, pyetjes 1 “A jeni dënuar ndonjë here me vendim gjyqësor të formës së prerë”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’, Është dënuar nga Gjykata e Apelit, Athinë, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me Nr.752 në vitin 1999, me 18 muaj burgim me 3 vjet kusht, për kryerjen e veprës penale, dijeni (Bashkëpunim) për veprën penale të mbajtjes së armëve pa leje, nga personi i tretë. (Nenet të legjislacionit grek 1244/1972, 2168/1993, 1780/1988, 652/1977). Për të cilën deklaron se nuk ka kryer asnjë ditë burg.
  • Pyetjes 3 “A keni qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoriteti i huaj, për kryerjen e një vepre penale?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’, Dijeni (Bashkëpunim) në mbajtje arme pa leje nga personi i tretë, nga Prokuroria, Athinë me 18 muaj burg me 3 vjet kusht, për periudhën 1995-1996.
  • Pyetjes 4 “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’. 1 vit paraburgim, për periudhen 24.03.1995 – 24.03.1996 nga Prokuroria Athinë. (HETIME), 1 ditë ndalim për verifikim dokumentacioni, në datën 13.04.1999, nga Policia Kufitare, Aeroporti Athinë.
  • Pyetjes 5 “A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’. Paraburgim për periudhën 24.03.1995 deri më 24.03.1996 nga të cilat 3 muaj të kryera në Janinë për shkak se ështe bërë ndalimi, për vepren penale, dijeni (Bashkëpunim) në mbajtje arme pa leje nga personi i tretë, nga Gjykata e Apelit, Athinë. (Nenet të legjislacionit grek 1244/1972, 2168/1993, 1780/1988, 652/1977)
  • Pyetjes 8 “A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “Po” duke deklaruar, se Ka jetuar në Greqi, Zakinthos për arsye emigracioni në periudhën 1990-1993, në Qipro në periudhën janar 1994 korrik 1994, 1994-2014 në Greqi.

Nga konstatimet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 4099 prot., datë 24.04.2023, vendosi t’ia kalojë rastin për verifikim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, si institucioni kompetent që kryen verifikimin e plotë të deklarimeve të bëra.

Në përfundim të procesit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 611, datë 25.05.2023, i ka dhënë mandatin z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, si Kryetar i Bashkisë Himarë.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është paraqitur kërkesa me nr. 1719 prot., datë 26.06.2023 nga z. Eugen Likaj nëpërmjet të cilës kërkohet konstatimi i përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, për shkak të dënimit penal të tij me 2 vite burgim nga Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 1736 prot., datë 27.06.2023 i ka kërkuar informacion/dokumentacion Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nëse është marrë ndonjë vendim penal në ngarkim të shtetasit z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.

Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr.1785 prot, 1.07.2024 i ka kërkuar informacion zyrës së gjendjes gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me shkresën nr.933/1 prot, datë 1.07.2024, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkurtimin e vendimit penal nr. 26, datë 25.06.2024, dhënë në ngarkim të z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.

Sipas këtij vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur lënia në fuqi e vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas së cilës është vendosur: “Deklarimi fajtor i të pandehurve Pandeli Kokaveshi dhe Dhionisios (Alfred) Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në nenin 2  pika 1 shkronja “b” e ligjit 138/2015 “ Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, përcaktohet se vepra penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K.Penal hyn në kategorinë e veprave penale, për kryerjen e të cilave persona të caktuar nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie, etj.

Në nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015, përcaktohet se KQZ brenda kompetencave të veta, “…shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, në  përputhje  me  Kodin  Zgjedhor  dhe  para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin, në përputhje me Kodin Zgjedhor…”.

Në këto rrethana vlerësohet se z. Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

 

Pavlina DOCAJ-                Shef sektori, Subjekteve Zgjedhore dhe Dekriminalizimit

Jona  JOSIFI-                    Drejtoria  e Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financimit dhe

Monitorimit

Madalena KOJA-             Drejtoria e Ligjshmërisë

Majlinda  ÇELMETA-     Sekretar i Përgjithshëm   (Në mungesë dhe me urdhër)

VENDIM

PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË SË MANDATIT TË KRYETARIT TË BASHKISË HIMARË, Z. DHIONISIOS (ALFRED) PETRO BELERI, PROPOZUAR NGA SUBJEKTI ZGJEDHOR KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”, PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ 2023

Sot në datën  2024, unë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancë publike shqyrtova çështjen me:

Objekt:  Shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Palë të interesuara:         Z. Eugen Likaj, Tiranë

 

  1. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kryetar i Bashkisë Himarë, qarku

Vlorë, i propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

 

Baza ligjore:        Nenet 19, pikat 1, shkronja “n”, e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008,

“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 90 dhe 95 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, nenin 2, pika 1, shkronja “b”, nenin 4, pika 2 dhe nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose usht Në përfundim të shqyrtimit administrativ,

 

VËREJ:

Në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi kompetent për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin për funksionet publike, si dhe përpunimin për formularin e vetëdeklarimit për disa subjekte ndër të cilat është edhe Kryetari i Bashkisë.

  1. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, është propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë

Fitojmë”, si kandidat për Kryetar i Bashkisë Himarë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

 

Për këtë kandidat në datën 31.03.2023, pranë KQZ është depozituar formulari e vetëdeklarimit i cili është regjistruar me nr. unik. VL-BF-13387 unik. KQZ-ja bëri verifikimin “prima facie” dhe, pasi konstatoi se kandidati nuk është në kushtet e ndalimit, ndërmori hapat e mëposhtëm:

  1. Nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike, i kërkoi informacion zyrës së gjendjes civile, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, rezulton të ketë ndryshuar emrin nga

“Alfred” në “Dhionisios”.

 

  1. Nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike i kërkoi informacion zyrës së gjendjes gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, rezulton i rehabilituar.

 

Në përfundim të procesit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 611, datë 25.05.2023, i ka dhënë mandatin z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, si Kryetar i Bashkisë Himarë.

Pasi është konstatuar që kandidati nuk është në kushtet e ndalimit për të kandiduar, janë verifikuar të dhëna të tjera në formularin e vetëdeklarimit të z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, ku rezultoi se ka deklaruar: rojnë funksione publike”

  • Në rubrikën I. “TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjeneralitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar se ka bërë ndryshim tek gjeneralitetet e tij. Ka ndryshuar emrin nga “Alfred” në “Dhionisios”.
  • Në rubrikën III. “TË DHËNA MBI GJENDJEN GJYQËSORE TË PERSONIT”, të Formularit të Vetëdeklarimit, pyetjes 1 “A jeni dënuar ndonjë here me vendim gjyqësor të formës së prerë”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’, Është dënuar nga Gjykata e Apelit, Athinë, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me Nr.752 në vitin 1999, me 18 muaj burgim me 3 vjet kusht, për kryerjen e veprës penale, dijeni (Bashkëpunim) për veprën penale të mbajtjes së armëve pa leje, nga personi i tretë. (Nenet të legjislacionit grek 1244/1972, 2168/1993, 1780/1988, 652/1977). Për të cilën deklaron se nuk ka kryer asnjë ditë burg.
  • Pyetjes 3 “A keni qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoriteti i huaj, për kryerjen e një vepre penale?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’, Dijeni (Bashkëpunim) në mbajtje arme pa leje nga personi i tretë, nga Prokuroria, Athinë me 18 muaj burg me 3 vjet kusht, për periudhën 1995-1996.
  • Pyetjes 4 “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’. 1 vit paraburgim, për periudhen 24.03.1995 – 24.03.1996 nga Prokuroria Athinë. (HETIME), 1 ditë ndalim për verifikim dokumentacioni, në datën 13.04.1999, nga Policia Kufitare, Aeroporti Athinë.
  • Pyetjes 5 “A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’. Paraburgim për periudhën 24.03.1995 deri më 24.03.1996 nga të cilat 3 muaj të kryera në Janinë për shkak se ështe bërë ndalimi, për vepren penale, dijeni (Bashkëpunim) në mbajtje arme pa leje nga personi i tretë, nga Gjykata e Apelit, Athinë. (Nenet të legjislacionit grek 1244/1972, 2168/1993, 1780/1988, 652/1977)
  • Pyetjes 8 “A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “Po” duke deklaruar, se Ka jetuar në Greqi, Zakinthos për arsye emigracioni në periudhën 1990-1993, në Qipro në periudhën janar 1994 korrik 1994, 1994-2014 në Greqi.

 

Nga konstatimet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 4099 prot., datë 24.04.2023, vendosi t’ia kalojë rastin për verifikim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, si institucioni kompetent që kryen verifikimin e plotë të deklarimeve të bëra.

Në përfundim të procesit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 611, datë 25.05.2023, i ka dhënë mandatin z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, si Kryetar i Bashkisë Himarë.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është paraqitur kërkesa me nr. 1719 prot., datë 26.06.2023 nga z. Eugen Likaj nëpërmjet të cilës kërkohet konstatimi i përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, për shkak të dënimit penal të tij me 2 vite burgim nga Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 1736 prot., datë 27.06.2023 i ka kërkuar informacion/dokumentacion Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nëse është marrë ndonjë vendim penal në ngarkim të shtetasit z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.

Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr.1785 prot, 1.07.2024 i ka kërkuar informacion zyrës së gjendjes gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me shkresën nr.933/1 prot, datë 1.07.2024, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkurtimin e vendimit penal nr. 26, datë 25.06.2024, dhënë në ngarkim të z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.

Sipas këtij vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur lënia në fuqi e vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas së cilës është vendosur: “Deklarimi fajtor i të pandehurve Pandeli Kokaveshi dhe Dhionisios (Alfred) Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në nenin 2  pika 1 shkronja “b” e ligjit 138/2015 “ Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, përcaktohet se vepra penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K.Penal hyn në kategorinë e veprave penale, për kryerjen e të cilave persona të caktuar nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie, etj.

 

Në nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015, përcaktohet se KQZ brenda kompetencave të veta, “…shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, në  përputhje  me  Kodin  Zgjedhor  dhe  para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin, në përputhje me Kodin Zgjedhor…”.

Në këto rrethana vlerësohet se z. Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

PËR KËTO ARSYE:

Bazuar në nenet 19, pikat 1, shkronja “n”, e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi

Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 90 dhe 95 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, nenin 2, pika 1, shkronja “b”, nenin 4, pika 2 dhe nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”

 

V E N D O S:

 

 

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI

 

 

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.