Kryesore

KQZ-ja do shqyrtojë mandatin e Belerit si kryebashkiak i Himarës, reagon ministri i Jashtëm i Greqisë: Të respektohet ligji evropian! -CENS 2023, Gerapetritis: Probleme serioze për regjistrimin e popullsisë

20:42 - 03.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgio Gerapetritis, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak Alexander Schallenberg, ka reaguar mbi lajmin se ditën e nesërme(4 korrik) KQZ-ja do të shqyrtojë mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. Po kështu ka komentuar dhe CENS 2023, duke e cilësuar si problematike.




Media greke SKAI.gr shkruan se ministri i Jashtëm ka thënë se pret qe Shqipëria të bëjë të dukshëm, pra të respektohet ligji evropian, duke mundësuar kështu marrjen përsipër e detyrave si një eurodeputet i Greqisë.

“Ne presim që Shqipëria të bëjë të dukshmen. Të respektohet Ligji Evropian, i cili i imponon mundësinë anëtarit të zgjedhur të Parlamentit Evropian, të marrë detyrat e tij dhe të marrë pjesë plotësisht”., shprehet Gerapetritis për çështjen Beleri.

Por rezerva pati dhe për regjistrimin e popullsisë në vendin tonë për vitin 2023, duke e cilësuar si problematike dhe serioze, duke vënë dyshime mbi rezultatet e nxjerra.

“Rezultatet e para nxjerrin në pah çështje serioze me procesin e regjistrimit, të cilat vënë në dyshim rezultatet përfundimtare. Anëtaret e minoritetit etnik grek tashmë kanë dëshmuar dhe i janë referuar atyre rezultateve.”, thotë ministri i Jashtëm helen për CENS 2023.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.