KULTURË

Artan Fuga “pajtohet” me Akademinë e Shkencave

10:35 - 02.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Akademiku Artan Fuga është “pajtuar” me Akademinë e Shkencave pas debateve që ngjalli për të. Kur ajo rrezikon të shkrihet, për shkak të fondeve që me gjasë qeveria do ia presë, Fuga u është bashkuara akademikëve që kërkojnë të mbajnë gjallë. Sipas një njoftimi të Akademisë, me vendim të asamblesë së ASH-së të mbajtur në datën 31 tetor 2017, këtë të enjte mbahet një konferencë për shtyp për informimin e opinionit publik,  në orën 13.00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave. Përbërja e panelit të konferencës për shtyp është si vijon: Akademik Vasil S. Tole – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Salvator Bushati – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademike Aurela Anastasi – anëtare e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Artan Fuga – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Apollon Baçe – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademik Beqir Meta – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.